Nevill gjen fajtorin ‘shqiptar’ për humbjen e Zvicrës

Sport

nevilleee

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Pill Neville ka ngarkuar direkt me faj Granit Xhakën, për atë humbje që Zvicra pësoi nga Suedia me rezultat 1-0 që i kushtoi eleminimin nga në të tetat e finaleve të kampionatit botëror në Rusi.Në analizën e tij të bërë për BBC pas ndeshjes, ish-mbrojtësi që është bërë trajner i Kombëtares së femrave të Anglisë tha: “Sipas meje, Xhaka ishte vërtet i turpshëm. Goli i Suedisë. Ai u rrëzua direkt në tokë, i lejoi Forsbergut ta kalojë shumë lehtë në disa raste në pjesën e dytë”, shpjegoi ai.

xhaka
“Kjo i kushtoi ekipit të tij golin sepse Forsberg hyri brenda dhe ai thjeshtë i lejoi që të shkojë mbi të. Nuk bëri asgjë. Ai është mesfushor qendror, është i rremë”, theksoi ndër të tjera Neville. “Ai ka menduar pas ndeshjes se kishte bërë një lojë të mirë. Por, unë mendoj se atë Xhakën që pamë në Botëror, e kemi shikuar njësoj çdo javë edhe në radhët e Arsenalit”, përfundoi mbrojtësi anglez sa i takon kritikave ndaj Xhakës.