Julian Ryerson (mbrojtës i Dortmund):

Sport

“Shpresoj që mund të festoj debutimin tim, pse jo, duke fituar këtë ndeshje. Eshtë një ëndërr fëmijërie për cdo futbollist që të luaj në UEFA CHampions League. Dhe unë po e bëj realitet. Ka presion të madh, por është dicka që më pëlqen. Do të kemi përballë një kundërshtar me lojtarë tepër cilësor, që ka bërë një merkato shumë të lëvizshme në janar. Mirëpo ndoshta fakti që Chelsea-t do t’i duhet pak kohe që të integrojë plotësisht afrimet e reja, mund të jetë dicka në favorin tonë. Pikërisht nga kjo duhet të përpiqemi të përfitojmë. Mund të jetë arma e fortë që kemi në dorën tonë. Gjithsesi, mbi të gjitha duhet të provojmë të bëjmë lojën tonë, pasi vetëm kështu do të arrijmë tek ajo që kemi si synim, pra të fitojmë. Kështu do të jemi me besim më të madh për takimin e kthimit”.