Graham Potter (trajner i Chelsea):

Sport

“Jemi në fazën me elemiminim direkt të një skene të rëndësishme, sic është ajo e Champions League, që është maja e futbollit. Jemi përgatitur më së miri për këtë ndeshje. Jemi të paduruar për t’u zhytur në sfidën, që na pret përpara në këtë kompeticion. Mund të them se të gjithë, unë e lojtarët, jemi tepër entuziast për këtë. Por e dimë edhe se unë i pari jam nën presion, duke ditur shpenzimet e mëdha që ka bërë klubi gjatë janarit, për të përforcuar skuadrën. Dihet se në këtë fazë mund të ndodhë gjithcka, brenda 2 ndeshjeve që do të luajmë si fillim përballë Borusias së Dortmundit. I kemi mundësitë për të mposhtur gjermanët, mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe kundërshtarët tanë kanë cilësi dhe janë një skuadër e fortë, sidomos përpara publikut të tyre. Do të bëjmë gjithcka për të marrë një rezultat pozitiv, që do të na i bënte gjërat më të thjeshta, në sfidën e kthimit që kemi në Londër. Uesley Fofana, Denis Zakaria and Mateo Kovačić janë më në fund të gatshëm dhe ky është një lajm i mirë përpara takimt të sotëm.

Terzic? Karriera e tij nuk më ka befasuar, sepse që në takimin e parë, kam pasur një përshtypje mjaft pozitive. Ai ka gjithcka që duhet për të qenë një trajner i zoti. Dhe nëse e sheh karrierën e tij, ai ka bërë shumë role të ndryshëm, ka fituar përvojë, prandaj tashmë gëzon një përzierje të shkëlqyer eksperiencash. Gjithcka konfirmohet edhe nga puna cilësore që ka treguar së fundi me ekipin që drejton. Borusia është një skuadër vërtet e organizuar mirë, që sulmon rrezikshëm dhe mbi të gjitha bën një futboll të kënaqshëm. Natyrisht që do të kërkoj t’ia bëj sa më të vështirë këtë ndeshje. Por pas këtyre përballjeve që do të kemi sëbashku, Terzicit i uroj më të mirëat e mundshme”.