SIMONE INZAGHI, TRAJNERI I INTERIT:

Sport

“Sonte ndaj Benficas do të jetë një ndeshje zemre dhe mendjeje. Nuk duhet të mendojmë rreth episodeve, apo fatit të keq, por duhet të shohim përpara. Të bashkuar, mund ta bëjmë këtë rrugëtim, mjaft emocionues. Objektivi ynë ishte që në muajin Prill, të ishim në garë për të gjitha kompeticonet. Kemi disa vështirësi në kampionat, megjithatë, kjo është një situatë, që mund ta përmbysim. Diferenca e Interit në Champions League dhe në Serie A? Ajo që ndryshon, është rezultati. Me Fiorentinën, Salerintanën, apo edhe me Juventusin, ne meritonim të fitonim. Duhet të ndërtojmë më shumë, edhe atëherë kur nuk favorizohemi nga kalendari, apo kur ndeshjet janë shumë të ngjeshura. Si trajner, jam i lumtur me atë që skuadra po jep në fushën e lojës, ndonëse, natyrisht nuk jemi të kënaqur me rezultatet. Pavarësisht episodeve, kemi merituar më tepër. Duhet të punojmë, për ta ndryshuar këtë situatë. Benfica? Benfica është një skuadër me plot vlera, që këtë sezon ka humbur vetëm dy ndeshje, por mbeten të pamposhtur në Champions League. Gjithashtu kanë shënuar shumë gola. Sidoqoftë, përballë do të jetë një Inter, që e di mjaft mirë se çfarë kërkon dhe çfarë duhet të bëjë. Ne jemi Inter dhe jemi gati. Aspekti psikologjik do të jetë mjaft i rëndësishëm në një mbërmje të tillë. E them këtë, sepse do të ketë momente që do të na duhet të vuajmë. Për këtë arsye, do të na duhet të jemi një grup dhe një skuadër e vetme.”