ALESSANDRO BASTONI, MBROJTËSI I INTERIT:

Sport

“E dimë se kjo është një mundësi shumë e madhe për ne. Interi nuk kishte mbërritur asnjëherë në katë fazë përgjatë 12 viteve të fundit. Sigurisht që ambienti është i rrethuar me tension dhe emocion, pasi nap ret një ndeshje e rëndësishme. Mirëpo, kjo është thjesht një ndeshje futbolli dhe duhet të përgatitemi me të gjithë pasionin që kemi për këtë sport. Diferenca mes Champions League dhe Serie A? Janë tërësisht dy kompeticione të ndryshme, në të cilat ne japim gjithmmonë më të mirën tonë. Në kampionat, kemi dhënë performanca pozitive, por kemi shpërdoruar shumë raste. Gjithësesi, angazhimi maksimal ka qenë gjithmonë aty. Kemi treguar qasjen e duhur në çdo sfidë, diçka që do të përpiqemi ta bëjmë edhe sonte. Duhet të jemi gati dhe të tregohemi agresivë, sepse ky është një rast ideal për ne. Po kalojmë një moment me rezultate jo fort pozitive dhe kjo është një ndeshje, që mund të në japë një ndihmë të madhe në aspektin psikologjik dhe fizik në këtë fazë finale të sezonit.”