GONCALO RAMOS, SULMUESI I BENFICA:

Sport

“Ndodhemi në një fazë të sezonit, ku çdo ndeshje është mjaft e rëndësishme. Na pret një përballje e madhe, ndaj një kundërshtari të fortë. Duhet të japim më të mirën tonë për të shpresuar në një rezultat pozitiv. Skuadra është një moment të mirë dhe normalisht dhe jemi të gjithë të karikuar në maksimum. Interin e kemi studiuar në detaje dhe do të ndjekim me përpikmëri udhëzimet që do të na japë trajneri. Këtu jemi në Champions League dhe në të tilla nivele, kualifikimi mund të vendoset edhe nga një episode i vetëm. Për këtë arsye, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Në sulm, duhet të kemi të saktë përpara portës, ndërsa në prapavijë, kemi nevojë për qëndrueshmëri. Në aspektin personal po përjetoj një sezon të mirë. Kam shënuar gola dhe përpiqem të jap gjithmonë më të mirën për skuadrën.