BENFICA vs INTER, TRING SPORT 2 HD, 21:00 ROGER SCHMIDT, TRAJNERI I BENFICAS:

Sport

“Kemi mbërritur në një fazë të kompeticionit, kur përballë njëra-tjetrës luajnë vetëm skuadrat e mëdha. Në secilën anë, kjo është një ndeshje thelbësore. Duhet të luëjmë futbollin tonë më të mirë dhe të jemi gati, sepse do sfidohemi me një ekip mjaft të fortë, me shumë kualitet, por edhe me mjaft alternative. Sidoqoftë, unë mendoj se e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Kemi nevojë për një performancë të nivelit të lartë. Sigurisht që e kam parë ndeshjen e Interit ndaj Portos. Zikaltërit kanë epskeriencë. Ata dinë si të sulmojmë nëse është nevoja dhe dinë të mbrohen shumë mirë. Kanë një stil loje, tipik italian dhe janë mjaft të mirë në tranzicion. Nëse e analizojmë situatën në këtë dimension, atëherë duhet të tregohemi tepër të kujdesshëm dhe duhet të jemi gati për çdo episod. Humbjet janë pjesë e futbollit. Të premten pësuam një disfatë, por kemi fituar gjithashtu edhe shumë të tjera. Ky është një tregues i një procesi në rritje. Humbjet, duhet të shërbejnë gjithmonë për diçka pozitive. Përgjatë dy ditëve të fundit, kemi menduar vetëm për Interin. Joao Mario? Ai është një lojtar kyç për ne me lidershipin që tregon në fushën e lojës. Po kalon një sezon të mrekullueshëm, jo vetëm në aspektin e shënimit të golave, apo të asisteve të dhëna. Sonte kemi nevojë për këtë lloj lidershipi, por jo vetëm të Joao Marios.”