Portugali, frikë për shembje të stadiumit shtyhet ndeshja Estoril-Porto

Sport

Estoril Porto

Çaste frike u përjetuan në ndeshjen e javës së 18-të në Premeira Liga. Estoril-Porto e së hënës mbrëma nuk u luajt më shumë se 45 minuta, kjo pasi policia vendosi të ndërpresë takimin. Rreth 2500 tifozë të dragojve u hodhën në fushë të kapur nga frika e disa plasaritjeve të mëdha që kishte pësuar tribuna prapa portës. Stadiumi Antonio Coimbra da Mota mban vetëm 8000 spektatorë, por përballë një skuadre si Porto të shumtë ishin gjendur në shkallët e këtij impianti të ndërtuar në vitin 1939 dhe të restauruar në vitin 2010-të. Policia ndaloi fillimin e takimit ndërsa nuk u raportua asnjë i lënduar. Porto është në garë për titullin në një sezon ku në diskutim janë edhe Sportingu dhe Benfica. Luanët e Lisbonës janë të parët me 46 pikë ndërsa shqiponjat janë të tretët me 43. Porto kërkonte të rimerrte . Skuadra e Sergio Conceicaos nuk ka humbur asnjë ndeshje, por ndaj Estorilit dragojtë ishin pranë një humbje, kjo pasi Eduardo për vendasit shënoi në minutën e 16-të. 27-herë kampionët e Portugalisë nuk humbasin që prej 17 tetorit, sfidë ku u mundën 3-2 në Champions League ndaj Leipzigut. Shtytja e sfidës me Estorilin mund t’i ngjeshë edhe më shumë kalendarin Conceicaos, që më 14 shkurt në 1/8-at do të presë në Do Dragao Liverpoolin e Jurgen Klopp.