Francë, Diego Carlosit i hiqet kartoni i kuq ndërsa Chapron pezullohet nga Federata

Sport

Diego Carlos

Mbrojtësi i Nantes, Diego Carlos, i cili u ndëshkua padrejtësisht me karton të kuq kundër PSG ka marrë ndjesën e gjyqtarit Tony Chapron dhe revokimin e pezullimit nga Liga Franceze e Futbollit. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Nantes, klubi konfirmoi vendimin e Federatës dhe përgëzoi reagimin e instancave të futbollit pas çështjes që u kthye në skandal. Ishin minutat shtesë gjatë sfidës me PSG kur gjatë një aksioni gjyqtari Tony Chapron u pengua nga Carlos dhe teksa u rrëzua, iu hakërrye duke e goditur fillimisht me shkelm e më pas duke e ndëshkaur atë me kartonin e dytë të verdhë. Videoja e situatës në fjalë u kthye menjëherë në virale dhe u përdor për satirë nga përdorues të shumtë të internetit. Chapron, edhe pse kërkoi ndjesë për gjithcka ndodhi, u pezullua fillë nga Federata, e cila nxitoi të saktësojë se 45-vjecari nuk do të gjykonte sfidën e mesjavës Angers-Troyes dhe se deri në një njoftim të dytë, ai ishte i liruar nga detyra. Lëvizjet disiplinore nga instancat e futbollit francez kanë vënë në njëfarë mënyre drejtësinë për atë çka në Francë u konsiderua si situata më qesharake e parë ndonjëherë në fushën e gjelbër nga një arbitër.