Dušan Tadić (lojtar i Ajaks):

Sport

“Do të jetë padyshim një ndeshje tepër e bukur në një stadium me atmosferë madhështore. E dimë nivelin e Liverpulit, aq më tepër përpara publikut të vet. Por pse jo, i kemi të gjitha mundësitë për të marrë një rezultat të mirë. Ne jemi Ajaksi dhe kemi bërë paraqitje të mira disa herë nëpër transferta të vështira evropiane. Roli im i ri? Nuk kam luajtur edhe aq shumë në këtë pozicion, por po përshtatem. Kemi gjithashtu shumë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojmë të bashkëpunojmë për të luajtur më mirë me njëri-tjetrin. Po përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Shpresojmë ta konfirmojmë veten edhe ndaj Liverpulit. Nuk ka rëndësi se ku luaj, për aq kohë sa Ajaksi vazhdon të fitojë”.