Të gjitha kanalet e platformës TRING do të shndërrohen në një festë madhështore

Programe

Ky fundvit në Tring do të jetë i magjishëm. Të gjitha kanalet e platformës do të shndërrohen në një festë madhështore.  

Emocionet sportive deri në ditën e fundit të Vitit, me super ndeshje e transmetime live të Seria A, Ligës Turke, Ligës Portugeze dhe supersfidat e NBA.

Premierat e fundit, të gjithë filmat më të suksesshëm të vitit, koleksione origjinale, në njëmaratonë të pafundme në të gjitha kanalet e kinemasë.

 

Fillim viti nis me një surprizë, nga 3 janari në Tring vjen “FARAH”, një super premierë ende në prodhim, ndërkohë që serialet e shndërruara në fenomene botërore do të jenë njëalternativë e shkëlqyer për të kaluar ditët e pushimit.

 

Programacion i dedikuar për fëmijë, me përrallat të dashura të vogëlushëve, klasikët e animacionit, premierat apo episode të dedikuara të të gjitha serialeve më të suksesshme.

Me programe të reja origjinale si Aromë Feste, por edhe programet më të famshme botërore në edicionet e tyre speciale, shpirti i festave do të jetë më i bukur se kurrë në Living.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Magjia e artit është sharmi i vërtetë i festave. Me koncerte e balet, evenimentet tradicionale të fundvitit, muzikalë e shumëçka tjetër, Tring do të shndërrohet në “skenën” tuaj të preferuar nga rehatia e shtëpisë.

Cikle e dokumentarë të rinj, përmes të cilëve do t’i njohim më mirë festat, historinë e domethënien e tyre.

Spektakël, argëtim, humor me “Familja Kuqezi”, “Al Pazar”, “Këngë Moj”, prodhimet më të suksesshme ndër vite Tring dhe Vizion+, për një tjetër shije feste, për një tjetër shije feste.) Ndërkohë, nga Kosova vjen ekskluzivisht reality show i momentit, “Big Brother Vip Kosova”, me dy kanale të dedikuara.

 

Është koha të përfitoni nga oferta e pakrahasueshme promocionale festive që Tring ka menduar si dhuratë këtë fundvit. Me abonimet 12 mujore me çmimet më konkurruese, të përshtatshme për të gjithë, në platformat tokësore, satelitore dhe aplikacionin Tring OTT, nga kudo qw ndodheni do tw shijoni një propozim programor dhe sportiv spektakolar për të gjithë familjen. Duhet të nxitoni në të gjitha pikat e shitjes së autorizuara ose online, për të për të rezervuar këto festa vendin tuaj në shfaqjen më të bukur që keni ndonjëherë.