Fero bën gjestin e bukur për menaxherin e tij

Showbiz

Fero dhe menaxheri i ‘On Records’, Met Elshani, përveç se kolegë, janë edhe miq shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Fero ka treguar publikisht se Meti nuk do të jetë asnjëherë vetëm, pasi do të ketë gjithmonë mbështetjen e tij. Reperi shqiptar për t’a vërtetuar edhe një herë përkrahjen e tij ndaj menaxherit bëri një tatuazh në krah që duket pothuajse njësoj si ai i menaxherit të tij. ‘Pantera për gjithë jetën me vëllain tim’, shkruan Fero bashkangjitur fotos ku shfaqet së bashku me Metin, duke treguar tatuazhet e njëjtë. “Zyrtarisht një ‘Black Panther’”, ia ka kthyer Meti në komente.