Fero do të bëhet së shpejti baba?!

Showbiz

Fero dhe Arbenita janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar. Fero gjatë një interviste është shprehur se për momentin një fëmijë nuk është në planet e tij, pasi është i fokusuar në karrierë, por fotoja që modelja publikoi në ‘Instastory-n’ e saj, i konfuzoi të gjithë. “Mama dhe baba?”, ka shkruar ajo, në një foto ku shfaqet me reperin në makinë. Kjo nuk është hera e parë që dyshja komentohet për një shtatzëni të mundshme, megjithatë këto thashetheme janë mohuar gjithmonë.