Fifi sqaron një herë e mirë skenat intime me Florin, tashmë mund të flini të qetë!

Showbiz

fifi

Kënga “Ja ke bo vetes” është një ndër më të klikuarat dhe dëgjuarat në repertorin e këngëve shqip. Por, ajo që e bëri të bujshme këtë këngë ishte video që qarkulloi në rrjete sociale përpara se kënga të publikohej, ku shfaqej Fifi dhe Flori së bashku duke u prekur, ledhatuar e shkëmbyer plot lëvizje sensuale drejt njëri tjetrit.

flori fifi

Asnjë deklaratë lidhur me këtë video nga vetë debutuesit, ndërkohë që portalet i bashkuan e çiftuan si të dëshironin! Më në fund Fifi ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të sqarojë një herë e mirë këtë gjë: “Në fakt ajo video është bërë në Tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të Nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi. Kënga u publikua para kohë për shkak të kësaj video që u bë virale dhe ende nuk ka një klip zyrtar për të!