Selena Gomez dhe Bella Hadid më në fund mbyllin inatet mes tyre

Showbiz

belaela

Fansat e tyre menduan dhe hodhën dyshime se mes tyre kishte shumë inate pasi te dyja ishin të lidhura me The Weeknd por modelja Bella Hadid na ka treguar se nuk ka asgjë përveç se mbështetje për Selena Gomezin.

21-vjeçarja ka pëlqyer një foto të këngëtares të postuar nga agjensia e saj e modelingut , IMG në Instagram.

Të gjitha përplasjet filluan kur Selena nisi të takohet me ish-in e Bella The Weeknd dhe motra e Gigi Hadid u përgjigj duke mos e ndjekur më Selenën në Instagram. Kjo solli dhe reagimin e çiftit të sapolidhur, duke prerë çdo lidhje mes Bella, Selena dhe The Weeknd në rrjetet sociale.

Muajin e kaluar Selena dhe The Weeknd u ndanë, dhe këngëtari kanadez nuk e ndiqte më në Instagram yllin e Disney, miqtë dhe familjen e saj. Ata të dy u lidhën për 10 muaj.

the weeknd 1

the weeknd 2

 

/ Blitz.al/