Aktori 9-vjeçar që ka fituar zemrën e të gjithëve

Showbiz

largea_12328114_463922150480815_368786857_n1456936572.jpg

Aktori Jacob Tremblay ka fituar zemrat e të gjithëve me paraqitjen e tij në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve “Oscar”.

Mbrëmjen e së dielës, ylli 9 vjeçar i filmit “Room”, ka arritur të fitojë zemrën e një zonje në veçanti, aktores Sofia Vergara.

Jacob është ritakuar me bukuroshen e “Modern Family”, ne ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Ai ka shkuar për ta përshëndetur bukuroshen dhe ky moment i bukur është filmuar nga kamerat.
Jacob ka ditur t’i bëjë komplimentin më të bukur aktores 43-vjeçare.

Ai ka publikuar një kolazh me fotografi ku shihet me aktoren, më të cilën ka luajtur në filmin “The Smurfs 2”, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Unë jam rritur kaq shumë, ndërsa Sofia Vergara aspak”.