Filmi ‘Captain Marvel’ thyen rekorde: Brenda një fundjave, 87 milionë dollarë fitim!

Showbiz

captain

“Captain Marvel” është filmi, në të cilin rolin kryesor e luan Brie Larson. Ky film po arrin suksese të mëdhaja kur bëhet fjalë për të dhënat më të fundit në ‘box office’.Ky film i realizuar me një superheroinë protagoniste, është në javën e shtatë të shfaqjes në kinema dhe ka arritur një shumë të përfitimeve prej 900 milionë dollarësh ose 797 milionë euro.Duhet të theksojmë se vetëm gjatë kësaj fundjave filmi “Captain Marvel” ka fituar 87 milionë dollarë në nivel global, prej të cilëve 52 milionë dollarë janë nga territoret ndërkombëtare – raporton revista online Variety. Gjithashtu përfitimet totale në vendet e tjera jashtë Amerikës janë 589 milionë dollarë.

captainmarvelbrielarson
“Captain Marvel” konsiderohet deri më tani, si një prej filmave më fitimprurës me superheronj, duke tejkaluar tashmë fitimet e filmave, si “Thor: Ragnarok” (854 milionë dollarë), “Venom” (855 milionë dollarë) dhe “Spider-Man: Homecoming” (880 milionë dollarë).Larson në këtë film luan rolin e Carol Denvers, e cila bëhet një prej heroinave më të mëdha të gjithësisë, Captain Marvel. Ajo gjithashtu duhet ta shpëtojë njerëzimin kur e gjithë Toka ndodhet në mes të një lufte universesh ndërmjet dy galaktikave. Si një film aksion me superheronj me një karakter femër në rolin kryesor, paraqet reagimin e Marvel ndaj hitit të DC Comics, “WonderWoman”, e cila arriti një sukses shumë të madh.