Habit Era Rusi: Babai i dhëndrit më ngacmonte gjatë dasmës!

Showbiz

era rusi dasm
Era Rusi është një ndër këngëtaret shqiptare me një vokal për t’u admiruar. Këngëtarja ka pranuar se përveç koncerteve dhe festivaleve, ajo tashmë këndon edhe në dasma.

ruso

“Më mori dikush në telefon dhe më ofroi që të këndoja në dasmën e djalit të tij. Që në takimin e parë vura re që ishte pak e çuditshme sepse pyesja dhëndrin, përgjigjej babai. I thashë: më falni zotëri, juve martoheni apo djali? Jo – më tha – e di unë. Babai i djalit më merrte çdo ditë në telefon. Kemi dasmë, më thoshte. Kemi, i thoja unë! Ditën e dasmës së tij më ngel makina në autostradë dhe i them që më ka ngelur makina. Mos e vrit mendjen, më tha, presim deri sa të vish ti. Babi i dhëndërit po më gjuante sade fare, edhe në sy të gruas. Ça do të bësh pastaj? – më pyeti. Do të fle gjumë. – i thashë. Që nga kjo kohë, vendosa të marr menaxher se nuk i përballoja të tjera si kjo”, tregon Era me humor.