“Firmat e vërteta i kam gjetur veç tek Gabi”; Blogger-ja e njohur i tregon të gjitha në intervistë

Showbiz

Fillimi i viteve ’90, një periudhë shumë e vështirë për shqiptarët e sapodalë nga komunizmi dhe më të varfër se kurrë më parë, do të shënonte edhe hapat e parë të tregut të veshjeve të përdorura në vendin tonë. ‘’GABI’’, etimologjinë e të cilit nuk e mësuam kurrë, është pa diskutim vendi ku mund të vishesh mirë dhe lirë, ok jo edhe aq lirë së fundmi, të gjesh veshje, këpucë apo çanta origjinale, dhe mbi të gjitha nuk rrezikon të kesh të njëjtën veshje me shoqen apo motrën.
Megjithatë në qoftë se mendoni se tek GABI blejnë vetëm shtresa më e varfër e shoqërisë, gaboheni, nuk është aspak çudi që vajza të njohura të ekranit të jenë po ashtu kliente të rregullta. Edhe pse jo të gjitha kanë ‘’kurajën’’ për ta pranuar këtë gjë. Megjithatë kjo nuk vlen për blogger-en e njohur Estela Ujkën.
Ajo ka treguar hapur dhe pa asnjë kompleks se është veshur edhe me rroba të përdorura, ose siç njihet ndryshe tek Gabi. “Të gjithë ne shqiptarët kemi blerë, dhe jo në variantin dorë e dytë, por tek gabi. Dhe jemi veshur më me cilësi se sot, se atëherë gjeje firma të mira, ndërkohë që sot, të gjithë kam përshtypjen e kanë ulur cilësinë. Ne nuk kemi pasur dorë e dytë, thjesht gabi”, u shpreh Estela.