Flaka Krelani zbulon projektin e veçantë!

Showbiz

krelaniflaka
Ndonëse në kulmin e karrierës profesionale, me shumë koncerte e projekte interesante në muzikë, ajo ka përjetuar dje një nga ditët më të veçanta të jetës. Sepse ka shkuar në një strehë me fëmijë me probleme shëndetësore. Ka qendruar për disa orë pranë të vegjëlve, madje edhe ka kënduar për ta.

krelani

Emocionet e vërteta ajo i ka ndarë në postimin e fundit në instagram, ku ndër të tjera shkruan: “Një nga ditët më të veçanta në jetën time, takimi i sotëm me këta fëmijë! Dashuria pa kushte, respekti dhe sinqeriteti, ata i bënë më të aftë se këdo tjetër në këtë botë. Zoti u ka dhënë jetë, të vështirë ua bëjnë vetëm ata që nuk i trajtojnë mirë. Jam me fat që i takova, dhe sonte po këndoj për ta dhe të gjithë ata që kontribojnë për Handikos”.