Rita Ora vajza ideale, u dhuron prindërve një shtëpi ëndërrash në Londër!

Showbiz

rita shpi

Në vitin 2014, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, u kishte blerë një shtëpi luksoze prindërve të saj, në vlerë 1.3 milionë funte. Shtëpia me gjashtë dhoma gjumi në Londër, sigurisht që ka shkuar në duart e duhura, pasi nëna e saj Vera dhe babai Besniku, e kanë rinovuar atë dhe i kanë dhënë një pamje edhe më luksoze.

ora1

Kjo shtëpi e familjes Ora tani karakterizohet nga shkallë me rrethoja prej ari, piktura seksi, mobilje të rehatshme dhe një kopsht të madh për shëtitje. Mesa duket ky paska qenë edhe një mision më vetë për Ritën, siç është shprehur edhe vetë ajo:

ora2

“Unë mendoj se e kam përfunduar misionin tim duke iu dhuruar një shtëpi luksoze prindërve të mi. Ata kanë nevojë për të më shumë se unë. Pasi unë nuk jam kurrë me të vërtetë në të njëjtin vend gjithmonë”.

ora3

 “Unë jam kthyer në një katror lëvizëz, por të paktën prindërit e mi kanë një vend”, kishte thënë tutje këngëtarja shqiptare. Herë pas here ajo dhe mamaja e saj pozojnë për aparatin brenda ambjenteve të shtëpisë dhe në kemi arritur të kuptojmë në çfarë luksi jeton familja Ora.

ora4