Flasin kolegët e tij: Akuzat për dhunë ndaj Johnny Depp e kanë…

Showbiz

johnn dpp
Johnny Depp do të jetë pjesë e kastit të filmit “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” që pritet të publikohet për disa javë. Pas akuzave të shumta për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, që vetë ylli i Hollywood i ka mohuar, kanë reaguar edhe kolegët e tij në filmin në fjalë. Regjisori është i pari që ka dhënë një deklaratë.

depp

“Unë jam shumë i lumtur dhe ndihem me fat që e kemi Johnny Depp në këtë film. Ai është perfekt në rolin që i është besuar dhe nuk jam stepur fare nga rrethanat që i kanë vënë mbi supe. Unë nuk besoj se deklaratat për dhunë janë të vërteta”,-ka thënë ai. Ndërsa vetë aktori 55-vjeçar ka shprehur keqardhjen që drejtuesit e projektit kanë qenë të detyruar të japin deklarata të tilla.