Flori heq çdo dyshim. E thotë më në fund kujt i dedikohet kënga «Plas»!

Showbiz

mumajesi

Të shumta ishin dyshimet që ngriti kënga e re e Florit e cila u prezantua javën e kaluar. Fansat ishin kuriozë se kujt i dedikohej kënga që fliste për një dashuri të humbur. Por në një intervistë në prapaskenën e festivalit, Mumajesi sqaroi se kënga nuk është dedikim për askënd! Madje, lajmet e publikuara deri më tani që e lidhnin me një emër të caktuar, i ka cilësuar si “fake news”.

02910338099585a4d21a56f55da31db1 info singer

Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur faktin se kënga është mirëpritur edhe nga njerëzit të cilët janë në një lidhje të lumtur dashurie, por kur kanë dëgjuar këngën, kanë vuajtur bashkë me të. Gjithashtu në një video në adresën e tij të Instagramit ai ka shkruajtur: “Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”.