Gazetari i njohur e quan“fake” Bora Zemanin. Reagimi i saj është tepër epik…

Showbiz

“3shat” është emisioni më i ri që ka filluar në Tring. Nën moderimin e Bora Zemanit dhe dy vëllezervë kartizmatik Romeo dhe Donald, ky emision shënon një sukses dhe shikueshmëri tepër të lartë. Një ndër të ftuarit në emisionin e tyre ka qenë edhe gazetari Ervin Kurti . Ai është pyetur nga Bora Zemani se cili prej moderatorëve të emisionit i duket më shumë fallco, Romeo apo Donaldi, por përgjigja e Ervinit i ka surprizuar.

“Këta të dy hajt më, sepse janë edhe aktorë dhe e mbulojnë me humorin, por Bora është shumë ‘fake’”-ka thënë ai dhe sigurisht Bora nuk e ka lënë pa përgjigje.

“Ou, pse more jam fake? Unë s’jam as e bërë.”- ka thënë moderatorja ndërkohë që Ervini ka kërkuar ta prekë për të vërtetuar nëse është e bërë apo jo.

“Je e sigurt që je e pa bërë? Prit të të prek pak. Kështu e bërë s’je jo, por e thashë për batutë, por Bora qëndron pak e tërhequr nga pjesa e showbizit dhe nuk ka kështu lajme skandaloze për Borën.”- ka përfunduar ai duke shtuar dozën e humorit.

Ndiqeni videon e plotë këtu: