Nabir Fekir pranë kalimit tek…

Sport

Ndonëse i përfolur shpesh si objektiv i disa skuadrave të mëdha, e ardhmja e Nabil Fekir do të jetë me shumë gjasa tek Real Betis. Ylli aktual i Lyonit është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin spanjoll, që ka hyrë prej kohësh në bisedime me agjentin e lojtarit. Gjithashtu, edhe mes dy skuadrave ka një akord verbal, teksa Fekir shihet si zëvendësuesi i duhur i Gioavanni Lo Celso, që ka një ofertë të mirë nga Tottenham. Siç raporton e përditëshmja spanjolle ‘Marca’, për të arritur firmën me Nabil Fekir, Real Betis duhet të mposhtë konkurencën e fortë të disa skuadrave të tjera në ‘La Liga’, si Sevilla dhe Valencia, por edhe Napolin nga Italia.

Sezonin e shkuar, Nabil Fekir ishte shumë pranë transferimit tek Liverpool, por pas disa analizash mjekësore, rezultoi që francezi të kishte disa komplikacione në gjurin e tij të majtë. Prej atij momenti, Liverpooli u tërhoq nga blerja e fantazistit, çmimi i të cilit në merkato ra ndjeshëm. Fekir ka edhe një vit kontratë të mbetur me Lyonin dhe skuadra franceze nuk dëshiron të humbasë lojtarin në fjalë me parametra zero në sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, kalimi i tij tek Real Betis duket si një mision i mundur, por mbetet për t’u parë nëse ndonjë skuadër tjetër do të provojë të marrë Fekir përpara takimit të radhës mes përfaqësuesve të lojtarit dhe atyre të Real Betis.