NBA, Houston dhe Golden State në finalen e ´Konferencës së Perëndimit´

Sport

gold rockets
Houston Rockets dhe Golden State Warriors janë dy skuadrat finaliste të “Konferencës së Perëndimit”. Ashtu siç ishte parashikuar që në fillim të sezonit, dy skuadrat pretendente kryesore për titullin këtë vit do t’u duhet të përballen me njëri-tjetrin për të nxjerrë vetëm një skuadër në finalen e madhe. Houston mposhti Utah Jazz edhe në ndeshjen e pestë 112-102, duke vulosur rezultatin final 4-1 të serisë ndaj tyrë. Chris Paul shkëlqeu edhe njëherë për teksanët, teksa realizoi 41 pikë, 10 asiste dhe 7 zotërime të topit nën tabelë. Kurse lideri i Rockets, James Harden e mbylli takimin me 18 pikë.

gold rock

Tek Utah më i miri ishte sërish i riu Donovan Mitchell, që ka tërhequr jo pak vëmendje me performancat e zhvilluara prej tij. Nga ana tjetër, edhe Golden State siguroi kalimin më tej me rezultatin 4-1 të serisë ndaj New Orleans Pelicans, të cilët u mundën në ndeshjen e pestë 113-104. Anthony Davis dhe Jrue Holiday për New Orleans dhuruan performanca të shkëlqyera, me të parin që shënoi 34 pikë dhe fitoi 19 duele për topin nën tabelë, kurse Holiday realizoi një “triple-double”, me 27 pikë, 11 asiste dhe 10 zotërime të topit nën tabelë. Por treshja e kampionëve në fuqi të Warriors edhe njëherë tjetër zhvlerësuan paraqitjet e kundërshtarit, me Curry-Durant-Thompson që së bashku realizuan plot 75 pikë.