Nabil Fekir gjithmonë e më pranë Liverpool, lojtari takon Jurgen Klopp

Sport

fekir
Një nga yjet e këtij sezoni të skuadrës së Lyon duket se ka gjetur destinacionin e ardhshëm. Bëhet fjalë për francezin Nabil Fekir që thuhet të ketë zgjedhur Liverpoolin si skuadrën e tij të re. 24-vjeçari sipas asaj që raportohet së fundmi në mediat franceze dhe ato britanike, ka takuar personalisht trajnerin e “the reds”, Jurgen Klopp, ku është diskutuar jo vetëm kontrata, por edhe garancitë e plotësimit të kushteve të lojtarit francez.

fekir2

Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare, me një pagë shumë më të lartë se ajo aktualja në Lyon, ndërkohë që pjesë e tratativave do të jetë edhe kalimi i vëllait të vogël të tij, Yassin Fekir, tek skuadra e të rinjve të Liverpool. Lyon nga ana tjetër pritet të përfitojë një shumë prej rreth 70 milionë eurosh, ku do të ketë edhe bonuse të përfshira në marrëveshje. Liverpool kërkon të mposhtë në këtë mënyrë konkurencën e fortë të Chelseat, që prej kohësh ka kërkuar transferimin e Fekir në Britani.
24-vjeçari këtë sezon numëron 38 ndeshje me skuadrën e Lyon, nga ku ka realizuar 22 gola dhe ka shërbyer 7 asiste.