Genta Ismajli drejt suksesit internacional

Showbiz

Genta Ismajli ashtu si shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë do i shtohet shumë shpejt skenave ndërkombëtare. Këngëtarja e dashur shqiptare do publikojë shumë shpejt një bashkëpunim me reperin e njohur turk, Cezar. Bukuroshja do këndojë pak turqisht dhe pjesën tjetër në shqip. Prodhimi do jetë nga producentë të huaj dhe kënga pritet të dalë muajin e ardhshëm. Reperi në fjalë është i njohur në Turqi për shumë hite të cilat kanë thyer rekorde dëgjimesh.