Gentian Zenelaj, ja përse nuk do të ikja kurrë nga Shqipëria

Showbiz

genmtzenelajs.jpg

Gentian Zenelaj, aktori i njohur, ka qenë i ftuari i Katerina Trungut në Tring Stars. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për karrierën e tij dhe gjendjen e kinematografisë në Shqipëri.

«Kjo është një fazë shumë e mirë në karrierën time, të cilën dua ta shijoj e ta mbaj mend gjatë.
Jetojmë në epokën e komedisë. Njerëz të stresuar, të mërzitur, të nervozuar, e komedia është ishulli i paqtë ku argëtohen. Enegjinë e marr nga njerezit, thjesht e ricikloj. Ne shqiptaret jemi njerëz shumë të bukur, duhet të dish ta shohësh në këtë prizëm. Jemi me amplituda të mëdha emocionale, të gjithë këtë informacion e marr dhe e përpunoj. Unë nuk eci me makine me xhama të zinj, une eci me motorr, pra jam vazhdimisht në kontakt me njerëzit që më rrethojnë.» – ka thënë Genti.

-640-0-5c9779aea1f66.jpg

Në lidhje me prodhimet shqiptare në kinema, ai shprehet: « Shqipëria është vend me diell dhe vazhdoj të habitem pse kjo nuk transmetohet në kinematografinë shqiptare, vazhdojnë të bëjnë filma të errët e të zymtë, ndërkohë që Shqipëria është vend solar ku në fakt ti shikon dritë dhe buzëqeshje dhe në shtresat më të varfëra të shoqërisë shqiptare. Këtë diell të Shqipërisë unë e marr»
Por si i përgjigjet ai pyetjes për tu larguar nga Shqipëria?
«Rrënjët unë i kam në këtë popull, në këtë publik. Nuk e shoh asnjëhere të mundur vajtjen time jashtë shtetit për të bere karrierë, ky është publiku me të cilin e kam ndertuar këtë gjë. Ky është publiku i cili më do dhe e dua. Është dashuri reciproke për të dyja palët dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.» – ka thënë ai.
A do të kishte bërë Genti një tjetër profesion?
«Ka patur shumë momente që jam penduar që kam zgjedhur aktrimin. Jeta e aktorëve në Shqipëri është e vështirë. Të gjesh veten në tregun shqiptar, sidomos në teatër është shumë e vështirë. Fatkeqësisht ka ende kolegë të mitë që vazhdojnë enden pa pune. Për artin hidhen gjithnjë e më pak para. Ka qënë televizioni ai që na ka dhënë shtysë shumë të madhe. Është një urë që të ndihmon të shkosh më shpejt drejt publikut dhe nëse ke mundësi ti japësh publikut gjëra të mira ti ngelesh aty. Televizionin e falenderoj shumë se më ka dhënë mundësi shumë të madhe por nëse ti arrin që këtë mundësi ta konvertosh dhe ta përdorësh edhe për teatër, edhe per art tjetër është gjë shumë e mirë.» – shprehet ai.