George dhe Amal do bëhen prindër për herë të dytë?

Showbiz

george amal
Janë prindër krenarë të dy binjakëve, por George dhe Amal Clooney duket po e shijojnë kaq shumë këtë periudhe dhe statusin e tyre të ri sa kanë vendosur ta zgjerojnë familjen e vet, duke birësuar një fëmijë tjetër. Aktori 57 vjec dhe bashkëshortja e tij 40, lidhën kurorë në Itali në 2014-tën dhe tre vjet më vonë, erdhën në dy binjakët e tyre.

1206 amal clooney backgrid 7

Por tani, ata po mendojnë seriozisht mundësinë e adoptimit; më shumë dashkan një vajzë.Amali u bë nënë relativisht vonë, për këtë arsye kërkon të adoptojë, thonë burimë pranë ciftit. Përpos kësaj, si ajo, ashtu edhe George janë mjaft të përfshirë në veprat e bamirësisë, dhe do të thoshte shumë për ta t`i ofronin një shtëpi e një familje një fëmijë më pak me fat.