Gigi Hadid kap mat Zayn Malik

Showbiz

rs_600x600-151130052928-600.2.Zayn-Malik-Gigi-Hadid-Holding-Hands.jl.113015_copy.jpg

Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishin një çift i përkryer në sytë e të tjerëve. Por mesa duket “përrallës” së tyre po i vjen fundi. Pas 5 muajsh të lumtur për Gigi Hadid dhe Zayn Malik duket se kanë filluar telashet.

Gigi ka kapur këngëtarin duke i dërguar mesazhe ish-të dashurës të tij Perrie Edwards. Ajo i ka gjetur Zayn një mesazh të ardhur nga Perrie kur ishin bashkë në shtrat, situatë aspak e mirë për Gigi-n.

Hadid nuk mund të besojë të dashurin e saj sepse fakti që ata vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe tregon se nuk i kanë ndërprerë kontaktet mes tyre.