Gjithçka përfundoi? Kim Kardashian do që të divorcohet nga Kanye West

Showbiz

12233

Të gjithë shpresonim që kjo ditë të mos vinte! Edhe pse ajo i qëndroi pranë përgjatë krizave nervore që bashkëshorti i pësoi së fundmi, Kim Kardashian mesa duket është lodhur nga Kanye West. Sipas një burimi të “US Weekly”, ylli i reality show-t ka ndërmend t’i kërkojë divorcin reperit kur të jetë momenti i përshtatshëm.
Thuhet se 36-vjeçarja gjithashtu po përgatit dokumentet për të marrë kujdestarinë e plotë të dy fëmijëve të çiftit, North dhe Saint. E njëjta media shton se Kim dhe Kanye momentalisht nuk po jetojnë në të njëjtën shtëpi, ndonëse ka disa ditë që West ka dalë nga spitali, ku u shtrua si pasojë e një krize nervore.

Sipas burimeve pranë çiftit, Kim e ka ende përzemër bashkëshortin e saj ndaj do të presë që ai të marrë veten plotësisht që t’i japë lajmin e ndarjes.
“Ajo ka kohë që ndihet si e zënë në kurth dhe është e sigurt që nuk dëshiron të vijojë të jetë e martuar me të”, zbulon burimi. Kjo nuk është hera e parë që diskutohet për një krizë mes çiftit të famshëm. Pak pas lajmit të shtrimit të reperit në spital, u tha se Kim kishte kërkuar një pauzë nga martesa e tyre. Kjo mendohet ët ketë qenë edhe një tjetër arsye që e çoi Kanye West drejt një krize nervore.Burimi: Icon Style