Besa Kokëdhima i «shfryhet» Lali Erit…

Showbiz

besa eri

Rasti i polices Ina Muka u diskutua kudo dhe shumë persona mbajtën dhe shprehën qëndrimet e tyre në rrjetet sociale lidhur me këtë çështje. Në një vizitë që Lali Eri bëri me banorët e Astirit u shpreh për Inën: “Po pse nuk është gjynah ajo goca pa gishta? Të gjithë burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit këtu të martohet me një gocë pa gishta?” Kaq u desh që këngëtarja Besa Kokëdhima të bëntë një status reagues ndaj kësaj deklarate të kryebashkiakut Veliaj. Ajo shkruan:

“Ju shkatërrua jeta për të mbrojtur burra si ju! Turp e faqe e zezë! Mos i qani hallin se ka plot burra që nuk do i shihnin gishtat, po shqetësohuni t’i jepni gjithë pensionet, trajtimet, kurat dhe kujdesin financiar e shëndetësor! Kujdesuni gjithashtu për pashpirtësinë dhe arrogancën me të cilën keni ofenduar të gjithë ata që kanë kufizime e fatkeqësi nga më të ndryshmet! Turp!”, përfundon ajo.