Pse Kim Kardashian nuk do të divorcohet nga Kanye West, edhe pse jetojnë të ndarë

Showbiz

Pasi marrëdhënia e tyre kaloi në një moment të vështirë këtë verë, pas njoftimit të fushatës presidenciale, martesa mes Kim Kardashian dhe Kanye West duket se preku fundin. Spekulimet se çifti i famshëm është në prag të ndarjes vazhdon prej disa javësh.

Disa burime pranë çiftit janë shprehur se përpjekjet e tyre për ta bërë martësën të rifunksionojë, dështuan. Pavarësisht kësaj, megjithatë, duket se Kim nuk ëshiron të divorcohet.

Pse Kim nuk dëshiron të divorcohet

Sajti amerikan i gossip, Eonline, ka konfirmuar se çifti po jeton gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. “Kim dhe Kanye po shohin secili jetën e vet. Po kalojnë shumë kohë të ndarë dhe secili prej tyre po i përkushtohet vetes”, ka qenë deklarata e një burimi pranë familjes Kardashian.

Po sipas këtij burimi, Kim Kardashian nuk është më e fiksuar ta mbajë gjallë martesën. Nuk shqetësohet më aq shumë. Por pavarësisht kësaj, Kim duket e lumtur dhe e dhënë pas pasioneve të saj. Por burimi ka vazhduar:

‘Ajo duket se nuk dëshiron të divorcohoet, as në këtë moment, as në të ardhmen e afërt. Ata po jetojnë secili jetën e tyre dhe tani për tani janë mirë kështu’. Më tej ka vazhduar: “Çifti është i përqëndruar tek gjërat që janë të rëndësishme për të ta”, duke i dhënë prioritet katër fëmijëve, North, Saint, Chi dhe Psalm West. ‘Janë ende një familje dhe Kim e Kanye qëndrojnë të bashkuar për fëmijët”.

Burimi konfirmon gjithashtu se familja do të bashkohet për Krishtlindje edhe pse nuk do të jetë si në vitet e shkuara.