Gjithmonë në konkurencë me njëri-tjetrin, tashmë Kivanc dhe Cagatay bashkojnë forcat!

Showbiz

Dyshja e aktorëve janë ndër më të preferuarit jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj. Kivanc Tatlitug dhe Cagatay Ulusoy, krahasohen vazhdimisht me njëri-tjetrin, sidomos për aspektin e tyre fizik. Një “garë e heshtur” është zhvilluar prej kohësh mes dy aktorëve, se kush prej tyre është më i suksesshëm dhe më i pashëm. Megjithatë, duket se kjo konkurencë, nuk i ka penguar ata të bashkëpunojnë.

Mësohet se së fundmi, Kivanc dhe Cagatay do të jenë pjesë e një projekti të ri filmik, të krijuar nga producentët e filmit “James Bond”. Ata tashmë ndodhen në Xhamajka, duke u përgatitur për rolet e tyre të reja dhe që tani kureshtja e publikut është tejet e madhe. Duke bashkuar dy nga aktorët më të kërkuar, mendojmë se ky projekt ka për të qenë një super sukses.