Ciara heq dorë nga muzika, për të filluar studimet në universitetin më të njohur në botë!

Showbiz

Ciara është një nga këngëtaret më të njohura të ‘Hollywood’ që prej vitesh është aktive në skenë. Pavarësisht se ka arritur kaq shumë në karrierë, duket se diçka mungonte. Së fundmi, ajo ka ndarë një foto në ‘Instagram’ ku zbulon se është pranuar në ‘Harvard’ dhe se më në fund po jeton ëndrrën e saj.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të shkoj në universitet, por karriera ime muzikore me çoi në një rrugë për të cilën jam mirënjohëse”, shkruan Ciara në një fotografi ku shihet e veshur me bluzën me inicialin ‘H’. “Këtë javë u pranova në Harvard. Fjalët nuk mund t’i përshkruajnë emocionet e mia”, vazhdon ajo. Ciara ka marrë shumë mbështetje në komente nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj.