Gökçe Bahadır dhe Emir Ersoy kurorëzojnë dashurinë në martesë!

Showbiz

Protagonistja e serialit “Qyteti i Humbur” tashmë është zyrtarisht e martuar! Aktorja Gökçe Bahadır dhe këngëtari Emir Ersoy janë martuar në  Izmir. Në ceremoninë martesore, u mësua se morën pjesë 60 persona, familjarë e miq të ngushtë të dyshes së famshme. Një nga elementet që më së shumti tërhoqi vëmendjen në dasmën e tyre ishte një detaj i pazakontë që ndodhej në fustanin e nusërisë që Bahadır kishte veshur.  Rripi i zi dhe dorezat e zeza. Me kontrastin që krijonin me fustanin e bardhë ishin një nga elementet më të komentuara në dasmën e aktores së famshme. Ndërkohë të shumtë ishin emrat e njohur të cilit ishin të pranishëm në dasmën e tyre, ndër ta këngëtari Kenan Doğulu, i cili ishte edhe një nga dëshmitarët e çiftit të ri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, aktorja e fanshme Beren Saat.