Aktorja e serialit ‘5 Yjet’ tregon si është pritur roli i saj dhe planet për të ardhmen!

5 Yjet

yjet violeta

Violeta Urtizberea, ose Florenca nga seriali “5 Yjet” , së fundmi ka rrëfyer në një intervistë detaje nga jeta e saj. Tashmë e dini, që në serial, ajo ka një romancë me një tjetër vajzë, me Jasmine. Krijimi i këtij çifti në serial ka qenë shumë me mëdyshje, por tashmë rezulton se dy vajzat, janë çifti më i dashur për publikun. Për Violetën kjo nuk është puna e saj e parë si aktore, por padyshim është projekti i cili i dha më tepër famë.

vio1

Aktorja shprehet se ka qenë tepër e lumtur që karakteri të cilin ajo do të luante në serial, rezultoi të ishte lezbike. Ajo e ka pranuar pa hezitim këtë fakt, e tashmë pas suksesit të tyre, ndihet krenare që fansat e tyre nuk janë vetëm persona të komunitetit LGBT, por janë kryesisht familjarë dhe të rinj. Përsa i përket jetës së saj reale, Violeta është e lidhur dhe bashkëjeton prej 2 vitesh me partnerin e saj dhe një nga dëshirat e saj, është të bëhet nënë së shpejti. 

vio2