Çmimet Emmy; «Dashuri e pafund» fituese e kategorisë «Seriali më i mirë»

Dashuri e pafund

emmykarasevdaa

Seriali i mirënjohur tashmë në të gjithë botën, «Dashuri e pafund» është vlerësuar si «Seriali më i mirë» në ndarjen e çmimeve Emmy. Seriali i prodhuar nga Ay Yapim është i pari serial turk i cili vlerësohet me këtë çmim prestigjioz.

h5B7.endless 2 season 70x100 copy2 jpg

Ky çmim iu dorëzua regjisores Hilal Saral, skenaristes Burcu Görgün Toptaş dhe CEO-s së kompanisë Ay Yapim, Kerem Catay në ceremoninë në New York.

645x400 turkish drama kara sevda wins best telenovela at international emmy awards 1511248204580

Seriali turk u shpall fitues ndër serialet e tjera: 30 lives, Total Dreamer dhe Old River.

Endless Love Kara Sevda
Burak Özçivit (Kemal), Neslihan Atagül (Nihan) and Kaan Urgancıoğlu (Emir) janë protagonistët që i dhanë popullaritet të gjërë këtij seriali kudo ku është transmetuar. “Dashuri e pafund” është përkthyer në disa gjuhë përfshirë këtu italisht, persisht, spanjisht dhe në gjuhën arabe. Premiera e këtij seriali u shfaq në Tetor 2015 dhe sot numëron transmetimin në më shumë se 60 shtete.

CwG7AQcWIAATbUS

Publiku shqiptar u njoh me këtë serial falë transmetimit ekskluziv në platformën Tring e cila kujdeset gjithmonë për të sjellë më të mirën për teleshikuesit e saj.

 

karasevda endlesslove 3