Aktorja e njohur nga «Dashuri e pafund» i jep fund martesës 4 vjeçare

Dashuri e pafund

Hazal Filiz Kucukkose

Aktorja e njohur e serialit “Dashuri e pafund”, Hazal Filiz Kucukkose i ka dhënë fund martesës së saj. Ajo dhe ish bashkëshorti Tuan Tunali kanë firmosur dokumentat e divorcit pas plot 4 vitesh martesë.

hazal filiz 100456HE

Sipas mediave turke, gjyqi ka përfunduar në datë 11 prill 2018 dhe dyshja e njohur është ndarë në mënyrë paqësore. Thuhet se ata kanë vendosur të ruajnë një raport me njëri-tjetrin bazuar në respekt dhe mirëkuptim. Gjithashtu, është kërkuar që gazetarët të rrijnë sa më larg kësaj çështjeje dhe kushtet e divorcit kanë mbetur konfidenciale.

8409254

Hazal Filiz Kucukkose, aktualisht 30 vjeç, është një aktore e njohur turke e cila interpretoi si Zejnep në serialin e famshëm “Dashuri e pafund”.