Hazal Filiz Kucukkose kapet mat me futbollistin e njohur!

Dashuri e pafund

hazali
Aktorja turke Hazal Filiz Kucukkose, e cila i dha fund martesës së saj me Tuan Tunali muajin e kaluar, është fotografuar në shoqërinë e një tjetër mashkulli. Sipas mediave turke, duket se ajo ka filluar të frekuentohet me futbollistin e njohur Ali Mert Akyuz.

ali mert

Kjo gjë ka ardhur e papritur për fansat, pasi askush nuk e mendonte që vetëm një muaj pas divorcit aktorja do të riniste të frekuentonte dikë. Aq më tepër për atë pjesë të fansave, të cilët prisnin një ribashkim të çiftit. Megjithatë, deri tani as ajo dhe as futbollisti nuk kanë bërë ndonjë deklaratë përsa i përket kësaj teme.