Hazal Filiz Kucukose: «Dashuria nuk merr fund pas divorcit»

Dashuri e pafund

Hazal Filiz Kucukose

«Dashuria nuk merr fund pas divorcit» – Ky është mësimi që ndan aktorja Hazal Filiz Kucukose ndërkohë që intervistohet shkurtimisht nga gazetarët në mes të trafikut. Duke mos e humbur këtë rast, paparazzet janë turrur në dritaren e aktores për ta pyetur si ndihet tani pas përfundimit të martesës së saj. Hazal është përgjigjur se dera e saj e dashurisë është e hapur. Ajo i ka lënë vetes mundësi të njihet me djem të tjerë pasi jeta nuk përfundon pas divorcit. Sa i përket aspektit profesional, Hazal gjatë verës ka deshirë që të pushojë dhe të mos punojë gjatë kësaj kohe për ndonjë film apo serial.