Gazetarët thumbojnë çiftin e njohur: « Ç’emër ka lidhja juaj»

Flakë pasioni

BIRKANGRUJA

Çifti Birkan Sokullu dhe Berrak Tuzunatac kanë qënë të pranishëm në një shfaqje të aktores Ozge Ozpirinci dhe ky ka qene një moment tjetër ku mund të shihnim së bashku aktorin e serialit “Flake pasioni” me të dashurën e tij. U bë disa kohë qe ata janë bashkë por ende nuk kanë marrë ndonjë vendim serioz për marrëdhënien e tyre. Gjatë këtij takimi me gazetarët, Birkan dhe Berrak i janë përgjigjur pyetjes “Ç’emër ka lidhja e tyre?”, për të kuptuar deri diku se në ç’fazë ndodhen dy aktoret. Ata thanë thjesht “dashuri” duke i lënë kështu gazetarët pa fjalë.