Kara Sevda por e kujt? – Fansat përgjigjen!

Dashuri e pafund

poll karasevda

Tring organizon për ndjekësit e saj një sërë kuicesh, disa prej të cilave ju shpërblejnë me dhurata. Ju mund të luani, të argëtoheni, të testoni veten apo të jepni mendimn tuaj. 

Kësaj here në rubrikën “Fansat përgjigjen”, ne pyetëm mbi serialin “Dashuri e pafund”. Seriali “Kara Sevda” është përkthyer në shumë gjuhë si “Dashuri e pafund”. Nga turqishja, “Kara sevda” do të thotë “dashuri e errët”. Por cilës dashuri i referohet ky titull? Dashurisë së pafund të Nihanit dhe Kemalit apo shumë dashurive të tjera të paarritshme në serial?
Ja cilat alternativa propozuam ne:

  • Nihan – Kemal
  • Emir – Nihan
  • Asu – Kemal
  • Zejnep – Emir
  • Tufan – Asu
  • Të gjitha, përveç të parës

Fansat u përgjigjën! 73% e tyre vlerësuan dashurinë e Nihan dhe Kemal, dy protagonistëve të serialit, si dashurinë e cila po kalon më shumë vështirësi. E në fakt, ngjarjet në serial i kanë përballur të dy me mjaft sfida. Në vendin e dytë renditet dashuria midis Emir dhe Nihan dhe në vendin e tretë Zejnep dhe Emir.
Për të luajtur me kuice të tjera të organizuara nga Tring, klikoni këtu!