Kjo video nga shesh xhirimi i “Dashuri e pafund” nuk duhet humbur!

Dashuri e pafund

fgfdhdgh54

Seriali “Dashuri e pafund” vazhdon ende xhirimet në Turqi. Edhe pse dy aktorët protagonistë janë Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit, ajo që është vajza e tyre në serial, vogëlushja Arven Beren ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Madje mund të themi se ajo është personi më i dashur në xhirim e cila mbledh gjithë aktorët rreth vetes. Së fundmi, në profilin e saj në Instagram, është postuar kjo video ku shohim Kann Urgancioglu i cili interpreton rolin e Emir të luajë me vogëlushen e vogël.

Vajza e cila në serial quhet Deniz është familjarizuar me të gjithë aktorët. Ajo numëron mijëra fansa dhe ndjekës në rrjetet sociale dhe gëzon dashurinë e të gjithëve, edhe pse ende shumë e vogël. Padyshim që Arven është ëmbëlsia e këtij seriali.