Modelja ruse komenton Burak Ozcivit; Fahriya e xhindosur

Dashuri e pafund

rrtrt

Para disa kohësh, ishte një modele iraniane e cila quhej Mahlagha Jaberi e cila komentoi në një nga fotot e Burak Ozcivit. Menjëhere, e fejuara e Burak, Fahriye Evcen reagoi dhe mediat shkruanin se më pas Burak e hoqi modeen nga lista e miqve në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, edhe ajo reagoi duke u shprehur se gjesti i saj vinte vetëm për shkak të simpatisë që ajo kishte për Burak si aktor dhe qëllimet e saj nuk shkonin përtej kësaj.

Mahlagha Jaberi

Mahlagha Jaberi

“Unë nuk kam si qëllim të ndërhyj në jetën private të askujt. Komenti im ishte një kompliment për të si aktor dhe sjellja e tij nuk është e duhura për një person të famshëm që duhet të ruajë simpatinë e ndjekësve” –  shprehej në atë kohë bukuroshja nga Irani.

Megjithatë, me sa duket e njëjta histori është përsëritur por kësaj here me një modele ruse. Victoria Bonya ka komentuar në një nga fotot që aktori ka hedhur këtë javë në Instagram.

Victoria Bonya

Victoria Bonya

Se çfarë do të bëjë Fahriye këtë herë mbetet ende e pazbuluar. Duke patur parasysh reagimin e parë, Haberturk shkruan se nëse Burak merr shumë komente të tilla atëherë Fahriya do të detyrohet t’i mbyll instagramin të fejuarit të saj. Sigurisht ky është vetëm një koment i gazetës turke. Shpresojmë mos të ndodhë kështu!

gfgf