Instikti i babait e bëri të famshëm – ja historia e Kemalit

Dashuri e pafund

buuu

Burak Ozcivit është një nga aktorët më popullorë në Turqi. Ai ndiqet nga mijëra fansa nga e gjithë bota dhe sukseset e tij nuk kanë të sosur. Por si ndodhi që Burak u bë një emër kaq i njohur për të gjithë?

babai

Ishte babai i tij ai që kishte më shumë besim tek Burak. Ai ishte i bindur se i biri kishte lindur për të qenë i famshëm. Kështu, ai dërgoi disa fotografi të së birit në konkursin “Best Model” (Modeli më i mirë). Megjithatë, juria i skualifikoi disa nga fotografitë duke mos i dhënë mundësinë e pritur Burakut.

wewe0

Ai nuk hoqi dorë. Vitin e ardhshëm ishte vet Burak ai që shkoi të konkurronte në këtë konkurs dhe e fitoi atë. Kështu, Ozcivit u shpall “Modeli më i mirë” në vitin 2005 dhe gjithashtu më vonë u rendit i dyti si “Modeli më i mirë në botë”.

poipio

Në vitin 2006, ai u bë pjesë e botës së kinemasë duke fituar një sërë rolesh si aktor në filma dhe seriale. Sot, 32 vjeçari numëron dhjetëra role dhe është fitues i një sërë çmimesh.