Nihan e ‘Dashuri e pafund’, tregon çastet e veçanta me Kadir…

Dashuri e pafund

nihaaaaaaaaaaaaan
Nesligan Atagul, e njohur për publikun si Nihan tek seriali “Dashuri e pafund”, ka bërë një rrëfim pa filtra në intervistën e saj të fundit. Ajo dhe Kadriri u dashuruar me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të serialit “Mes dy dashurish”, dhe u martuan në korrik të 2016-tës. Mund të themi me plot bindje, se viti që lamë pas, ishte viti i saj, plot suksese dhe lumturi.

kadir nihan

Aktorja ka zbulur se përveç harmonisë në çift, ajo dhe Kadir kanë shumë të përbashkëta në stilin e tyre të jetesës dhe kjo bën që të mos kenë shumë kontradita. Nesligan tregon se i beson shumë mendimeve të Kadir si dhe e udhëzojnë njëri-tjetrin thuajse për çdo gjë. Mes tyre nuk ka sekrete, madje gjëja e preferuar e dy aktorëve turk, është të ulen dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin duke i treguar çdo detaj që mund të arrijnë të mbajnë mend nga dita e tyre.