Pelin Akil dhe Anıl Altan drejt divorcit?

Showbiz

Gjatë ditëve të fundit aktorja e njohur Pelin Akil e cila thuajse gjithmonë është shfaqur në publik përkrah bashkëshortit të saj Anil Altan, është parë vetëm dhe e pashoqëruar nga ky i fundit. Kaq ka mjaftuar që të ngrihen dyshime nëse gjithçka shkon mirë në martesën e tyre apo nëse martesa e tyre po përballet me një krizë. Shpejt filluan të qarkullonin edhe zëra se çifti i aktorëve po shkonte drejt divorcit.

Gjatë një interviste dhënë së fundmi, aktorja ka përmendur diçka që i forcoi edhe më shumë pretendimet për një krizë të mundshme në martesën e tyre por ka sqaruar se aty nuk ka vend për divorc.

Nëse njerzit të shohin vetëm dhe të pashoqëruar nga partneri, thuhet se je ndarë! Sigurisht që edhe ne kemi mund të kemi grindjet apo debatet tona si çdo çift por kjo nuk do të thotë se jemi ndarë. Gjithkush ka nevoj për një hapësirë personale. E njëjta situatë paraqitet ndryshe në çdo bisedè kur përflitet në formë thashethemi,  ne nuk jemi në një situatë ku diskutohet divorcin“.

Ata e nisën rrugëtimin e dashurisë së tyre e filluan në sheshxhirimin e një seriali në vitin 2016 dhe e çuan atë para në një martesë në dukje të lumtur nga e cila sollën në jetë dy vajza binjake.