Sërish pjesë e “Disney”, Beyonce shkruan kontratën me shumën marramendëse

Showbiz

Ylli i muzikës pop, Beyonce ka bërë së fundmi një marrëveshje me kompaninë e njohur të ‘Disney’, për 3 filma që do të vijnë në të ardhmen dhe kapin shumën e 100 milionë dollarë.

Më parë Beyonce ka bashkëpunuar për filmin ‘Lion King’ në të cilin interpretonte zërin e ‘Nala’ dhe pati një sukses tepër të madh.
Nuk dihet ende se cilat do të jenë 3 filmat e ardhshëm, megjithatë një prej tyre do të jetë i ngjashëm me dokumentarin ‘Elephants’.